Në përputhje me Rregulloren (BE) N.o 2016/679 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 27 Prill 2016 (më poshtë referuar si GDPR) dhe legjislacionit kombëtar në fuqi, Universiteti Mykolas Romeris ju informon për përpunimin e të dhënave tuaja personale në lidhje me përdorimin e mjetit të vetëvlerësimit online për gjyqtarët ose kandidatët për gjyqtarë (më poshtë referuar si Mjeti i vetëvlerësimit).
Cili është qëllimi i Mjetit të vetëvlerësimit?
Ky Mjet Vetëvlerësimi është pjesë e projektit “Portreti i një gjyqtari” (më tej – Projekti). Qëllimi i projektit është të krijojë një model shumëdimensional inovativ, të bazuar shkencërisht, transparent, të paanshëm dhe fleksibël të aftësive që duhet të ketë një gjyqtar dhe metodologji matëse tw reja siç është përcaktuar nga studiues të pavarur në bashkëpunim me gjyqësorin dhe shoqërinë civile.
Qëllimi i Mjetit të Vetëvlerësimit është i dyfishtë. Nga njëra anë, mjeti i vetëvlerësimit synon të ndihmojë gjyqtarin të vlerësojë veten e tij/saj se në cilat fusha ai/ajo duhet të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë e tij/saj. Nga ana tjetër, rezultatet e vetëvlerësimit do të anonimizohen dhe do të trajtohen në nivel të përgjithshëm dhe si të tilla do të përdoren në Projekt për diskutimin mbi kriteret e përzgjedhjes dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe në përgatitjen e planeve të trajnimit për gjyqtarët.
Cili është përgjegjës për Projektin?
Projekti koordinohet nga Universiteti Mykolas Romeris (Lituani) si partner kryesor. Partnerë të tjerë të projektit janë Universiteti i Oslos (Norvegji), Gjykata e Lartë e Lituanisë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë, Universiteti Metropolitan Pragë (Republika Çeke).
Çfarë do të thotë për ju përdorimi i Mjetit të vetëvlerësimit?
Nëse vendosni të përdorni Mjetin e Vetëvlerësimit, do t’ju jepet akses në një pyetësor që kërkon rreth 20 minuta për t’u plotësuar. Përgjigjet tuaja do të regjistrohen në mënyrë elektronike.
Përdorimi i Mjetit të Vetëvlerësimit është plotësisht vullnetar. Nëse vendosni të përdorni Mjetin e vetëvlerësimit, mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.
Për çfarë qëllimesh dhe mbi cilat baza të ligjshme përpunohen të dhënat tuaja?
- Për t’ju lejuar të përdorni Mjetin e Vetëvlerësimit – në bazë të pëlqimit tuaj.
- Për t’ju dërguar rekomandimet e krijuara nga Mjeti i Vetëvlerësimit me email – në bazë të pëlqimit tuaj.
- Për të mundësuar menaxhimin e Mjetit të Vetëvlerësimit – në bazë të interesit legjitim.
Cilat lloje të të dhënave tuaja përpunohen?
Në fillim të Mjetit të Vetëvlerësimit, pyetësori përfshin demografinë dhe pyetje të tjera të përgjithshme si: gjinia, pozicioni (ose kandidat ose gjyqtar), dhe nëse jeni gjyqtar, përvojën e punës (deri në 5 vjet; 6-10 vjet; 11+). Këto të dhëna do të anonimizohen dhe do të trajtohen në nivel të përgjithshëm.
Adresa juaj e emailit do të përdoret për t’ju dërguar rekomandime të krijuara nga Mjeti i Vetëvlerësimit.
Nga burojnë të dhënat tuaja?
Të dhënat tuaja do të merren drejtpërdrejt nga ju.
Si dhe për çfarë periudhe kohore do të përpunohen dhe ruhen të dhënat tuaja?
Të dhënat tuaja personale do të kontrollohen nga Universiteti Mykolas Romeris. Vetëm të dhënat plotësisht anonime dhe të përmbledhura do të përdoren për analizë brenda Projektit. Të dhënat tuaja personale nuk do të ndahen me asnjë palë të tretë dhe nuk do të transferohen në vende të tjera jashtë projektit.
Të dhënat tuaja personale do të fshihen menjëherë pas përfundimit të Projektit, maksimumi deri në datën 31 korrik 2024. Të dhënat plotësisht anonime dhe të paidentifikueshme do të ruhen për kërkime të ardhshme në Universitetin Mykolas Romeris.
Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave?
Si subjekt i të dhënave ju keni të drejtat e mëposhtme:
- – të njiheni me të dhënat personale;
- – të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta, të gabuara ose të paplota;
- – të kufizoni përpunimin e të dhënave personale derisa të verifikohet ligjshmëria e përpunimit me kërkesë të subjektit të të dhënave;
- – të kërkoni fshirjen e të dhënave personale;
- – të mos bini dakord me përpunimin e të dhënave personale kur të dhënat personale përpunohen sipas interesave të ligjshme të Universitetit Mykolas Romeris;
- – të kërkoni transferimin e të dhënave personale te një kontrollues tjetër i të dhënave ose t’i transferoni ato drejtpërdrejt subjektit të të dhënave në një formë të përshtatshme (zbatohet për të dhënat personale të ofruara nga vetë personi dhe të përpunuara me mjete të automatizuara në bazë të pëlqimit, me kërkesë ose për lidhjen dhe zbatimin e një kontrate);
- – të tërhiqni pëlqimin e dhënë, pa asnjë efekt në përdorimin e të dhënave personale përpara tërheqjes së pëlqimit;
- – të paraqitni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës (Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së të Dhënave i Lituanisë – https://vdai.lrv.lt/en/).
Ju mund t’i ushtroni këto të drejta duke dërguar kërkesën përkatëse në Mykolas Romeris University/MRU Justice Laboratory, Didlaukio g. 55, LT-08303 Vilnius, LITUANI ose me e-mail për Menaxherin e Projektit: salvija@mruni.eu.